‘Ciceron’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Festohet sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë (21 Mars), në Sarajet e Toptanasve, përmes interpretimit të vargjeve të përzgjedhura nga zërat më të mirë të aktrimit.

Me mbi 7 mijë imazhe të ndara në 7 periudha historike, shumë syresh të pazbuluara më herët Ministria e Kulturës ka çelur muzeun virtual Fototeka, me kurator historianin e artit, Rubens Shima.

Qëndron e hapur deri në 30 mars në galerinë ‘Fab” ekspozita personale e artistit Viktor Ferraj “ARCHETYPE”, e kuruar nga Petraq Papa.

Vijon deri në 21 mars në Qendrën për Hapje e Dialog, ekspozita “Shpirtra të zhveshur” me 31 vizatime e grafika të artistes Elga Mitre.

Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici dhe kurator Sead Kazanxhiun, pret vizitorët deri në 30 mars në Parking Art Gallery.

Mbahet sot e nesër në orën 19.00, në teatrin “Skampa” komedia britanike “Një dasmë e hatashme” me autor Robin Hawdon dhe regji të Kiço Londos.

Mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës koncerti “Pranvera Filloi me ardh” nën udhëheqjen artistike të Orges Memës.

Ekspozita retrospektivë e çelur me krijimtarinë e artistit të ndjerë Ismail Lulani në Galerinë e Arteve Shkodër, vijon e hapur deri në 23 mars.

Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Kaloi një grua” do të presë vizitorët përgjatë gjithë muajit në galerinë "Vilson Kilica" ne Fier.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi