‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Teatri i Kukullave zhvendoset këtë fundjavë në Durrës. Përralla e Andersen “Princeshat dhe bizelja magjike” me regji e përshtatje të Xhuljano Briskaj vihet të shtunë e të diel në orën 10.30 dhe 11.30 në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Shfaqja “Valë” e Virginia Woolf vijon të mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol” në regjinë e Enke Fezollarit.

Pas premierës, vijon të mbahet në teatrin “Eksperimental” shfaqja “Gruaja e thyer” e Simone De Beauvoir, me regji të Endri Çelës dhe interpretim të Adriana Tolkës.

Qëndron e hapur deri në 30 mars në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita personale “Lejo ngjyrat” e artistit Dritan Çelaj.

Pret vizitorët në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër ekspozita e fotografëve “Safet e Gjylzade Dokle” e kuruar nga Lek M.Gjeloshi.

Sot në orën 18.00 dhe nesër në orën 19.00 do të mbahet në teatrin “Migjeniu” në Shkodër shfaqja “Big Brother Vip Shkodra 2” me regji të Arian Çuliqit.

Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë mban për vogëlushët sot dhe nesër në orën 12.00 shfaqjen “Pika e Ujit” me regji të Shegushe Bebetit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen