Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë, mbahet sot në orën 12.00 në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë një koncert me artistët Laura Lila, Hasan Bakalli dhe Neron Kacerja.
2. Çelet sot në orën 16.00 në Europa House, ekspozita “Europa ime”. E kuruar nga Elton Koritari, projekti synon të nxisë diskutimin mbi Europën përmes artit.
3. Vijon të qëndrojë e hapur deri në 4 prill në Galerinë e Artit “Jordan Misja” në Tiranë, ekspozita e përbashkët “Rrugës” e artistëve Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku.
4. Promovohet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog libri “Kryemjeshtri” dedikuar rrugëtimit sportiv të trajnerit Driton Kuka.
5. Instituti italian i kulturës mban nga sot ‘Kinemaja e re italiane’ . Disa nga filmat kandidatë për çmimin “David di Donatello” mbahen për tri ditë radhazi duke nisur nga sot në orën 19.00 me ‘AriaFerma’ në Kinema Millennium.
6. Skulpturë, grafikë e pikturë, 25 vepra të artistit Viktor Ferraj në ekspozitën ‘Arketip’, presin vizitorët deri në 30 mars në galerinë “Fab”.
7. Vijon e hapur deri në fund të muajit në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita personale “Lejo ngjyrat” e artistit Dritan Çelaj.
8. Ekspozita “Prim’Ordine” e artistit Arben Kolici me kurator Sead Kazanxhiun, qëndron e hapur deri në 30 mars në hapësirën dedikuar pakicave kombëtare, Parking Art Gallery.
9. Në kuadër të “Ditëve të Filmit Malazez” mbahen sot nga ora 17.00 në Qendrën Kulturore “Musine Kokalari” në Gjirokastër, filmat “Mar” dhe “Aftër thë inter”.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7825
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ciceron’/ ‘E bija e hënës dhe e diellit’, shfaqja teatrale te Liceu! ‘Nata e dymbëdhjetë’ te ‘Metropol’
22 Nëntor, 13:02
-
Guida kulturore/ Koncerti ‘Side-by-Side’ në TKOB, shfaqja ‘Linda’, premierë në Teatrin Kombëtar! Mbahet Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Nëntor, 10:41
-
‘Guida’ kultutrore/ ‘Udha – Një gjak, një gjuhë, një besë’, dokumentari nga Ferrantelli te ‘Millenium’! ‘Ftesa’, film kundër bullizmit
20 Nëntor, 11:38
-
‘Guida’ kulturore/ Ekspozitë në Muzeun e Vlorës për Ismail Qemalin, aktivitet në teatrin ‘Petro Marko’ për festat e nëntorit
19 Nëntor, 13:08
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore ‘Le Horla' në teatrin ‘Metropol’, ‘5 fytyrat e heshtjes’ tek Eksperimentali! Takimi i radhës i serisë ‘Zërat e Kulturës’
18 Nëntor, 12:30
-
Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'
16 Nëntor, 10:27
-
Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor
15 Nëntor, 09:50
-
Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit
14 Nëntor, 12:00
-
Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'
12 Nëntor, 09:58
-
Filmi 'Kthimi i ushtrisë së vdekur' shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar! 'Kush do të kujdeset për mua' shfaqja në teatrin 'Metropol'
11 Nëntor, 10:12
-
‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’
9 Nëntor, 11:43
-
Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë
8 Nëntor, 11:30