'Ciceron'/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë fundjavës  në Tiranë dhe disa qytete të vendit

1.Teatri Eksperimental shfaq sot në orën 20.00 premierën "Tirana, ritmi im" me koreografi të italianit Gulio De Leo dhe tri balerinët Valentina Myteveli, Semela Skënderasi dhe Mariel Brahimllari.

2. Andi Rembeci dhe Sokol Çunga mbajnë sot në orën 19.00 në shtëpinë botuese "Berk" një diskutim për "Epigramet Erotike" të "Antologjisë Palatine".

3. Interpretime dhe diskutime për lojën në instrument, mbahet sot në orën 11.30 në Universitetin e Arteve një takim me studentët e klasës së violinës.

4.Çelet sot në orën 19.00 në galerinë "FAB" ekspozita "Opus Continuum" e skulptorit Kreshnik Xhiku e kuruar nga Ardian Kapo dhe Ermir Hoxha.

5.Nis sot  në orën 19.00 "Tek Bunkeri" në Tiranë mbrëmja e parë e "Monk seal movie night", ku do të shfaqen seritë e filmave 'Kung fury' dhe 'Quest for fire'.

6. Pret vizitorët në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita “Zgjomë përpara Rem” nga Eris Bushati, me kuratore Ermira Lulanin.

5. Vijon e hapur deri në  në 30 prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita "Maestro Gjelosh Gjokaj", me 73 vepra të artistit të ndjerë nga Mali i Zi.

7. Qëndron e hapur deri në 21 prill Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita vetjake "Duartrokitje" e artistit Artan Draçini.

8.Mbahet sot në orën 13.30 në Qendrën Rinore Sebastia në Laç një takim mbi jetën e krijimtarinë e At Gjergj Fishtës me të ftuar Mario Gjergj Palokën.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq