Vijon të jetë e hapur deri në 31 dhjetor në galerinë “FAB” ekspozita personale “Gjendje” e piktorit Fatmir Tufina.

Pret vizitorët “Tek Bunkeri” në Tiranë ekspozita “Thumb në shënjestër” e artistit Endri Beqo me vepra të realizuara përgjatë një dekade.

Do të vijojë të qëndrojë e hapur  në Qendrën Kulturore “Tulla” deri në 7 janar ekspozita “Visa interview”.

Vijon deri në 22 janar në Galerinë e Artevenë SHkodër edicioni i 16-të i EKspozitës Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun.

Mbahet nesër në orën 18.00 në Arkivin e Filmit premiera e filmit të restauruar “Koncert në vitin 1936” me regji të Saimir Kumbaros.