‘CICERON’, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot! Akademia kujton Holokaustin

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            Mbahet sot në  Akademinë e Shkencave në bashkëpunim me Israel House of Albania, duke nisur nga ora 10.00 një konferencë shkencore në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit.

2.            Sekrete që dalin në dritë në materntitet, humor, e ngjarje të befasishme, e rikthyer në teatrin "Eksperimental", komedia franceze "Dita më e bukur" me regji të Ledio Topallit, mbahet çdo ditë në orën 19.00 deri të dielën.

3.            Ekspozita "Plein Air" shënon edicionin e tetë, vepra të emrave të afirmuar të artit pamor presin vizitorët në Muzeun Historik.

4.            Mbahet nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol” një mbrëmje letraro-muzikore në kujtim të Holokaustit.

5.            E konsideruar si komedia e vitit në Angli, shfaqja “Çifti” mbahet nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me aktorët Olta Daku dhe Arben Derhemi.

6.            Çelet sot në orën 18.30 në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në  skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.

7.            Çelet sot në orën 11.00 në Galerinë e Arteve “Edëard Lear” ekspozita e artistit Dmitry Brickman , “Jeruzalemi nuk është vetëm një qytet”.

8.            Në Galerinë e Artit të qytetit, qëndron e hapur ekspozita “Ngjyrat e Dimrit në Pogradec”, me pjesëmarrjen e 12 artistëve, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Viziv, nga trevat shqiptare edhe Egjipti.

9.            Çelet sot në orën 13.00 në Pallatin e Kulturës ‘Kavaljon’ në Kavajë ekspozita “Problematikat e qytetit tim”, e realizuar nga të rinjtë e qytetit.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit! Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave Google, Meta, X dhe Tik Tok