Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës

1.            Teatri i Kukullave zhvendoset këtë fundjavë në Durrës. Të shtunë e të dielë në orën 10.30 e 11.30 mbahet në skenën e teatrit “Aleksandër shfaqja “Hirushja”.

2.            Opereta e shumëpritur "Karnavalet e Korçës" me kompozicion të artistit të ndjerë Avni Mula, vjen me regji të së bijës sopranos Inva Mula për katër netë radhazi, nga sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas.

3.            Në Teatrin Kombëtar mbahen këtë fundjavë dy shfaqjet e fundit të komedisë "Tërësisht të huaj".  Me regji të Erion Isait, të shtunë e të dielë në orën 19.00 në ArTurbina, publiku  ftohet të reflektojë përmes teatrit për ndikimin e teknologjisë në shoqëri.

4.            Në kuadër të Ditëve të Kujtesës, mbahet sot në orën 19.00 në ish-burgun e Spaçit ekspozita "Fraktura" dhe një diskutim mbi të kaluarën komuniste, me Fatos Lubonjën, Ardian Isufin dhe Elton Koritarin.

5.            Festivali i të Rinjve në teatrin "Migjeni" shënon sot natën e gjashtë me shfaqjen "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër" me regji të Aleksandër Prengës e interpretim të nxënësve të shkollës "At Gjon Karma".

6.            Duke i mëshuar vlerave të familjes, komedia "La baby-sitter" me regji të artistit Vasjan Lami e protagonistë, Luiza Xhuvanin, Andia Xhungan e Genc Fugën mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

7.            Drama “Gjaku i martirëve të Kombit” me regji të Bajram Torbës pret publikun edhe sot në orën 18.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.