Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.
1. E mirëpritur në rrethe, komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar”, mbërrin në Tiranë. Deri në 5 shkurt në orën 19.00 në skenën e “Eksperimentalit” loja e aktorëve Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gent Zenelaj, mban të mbërthyer publikun, në një labirint ngjarjesh të befasishme.

2. Në kuadër mbylljes së ekspozitës fotografike “Amerikanët” autori Fate Velaj mban sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog një bisedë mbi krijimtarinë e tij.
3. Një projekt që vendos në qendër të vëmendjes të rinjtë e punimet e tyre. Pranë hapësirës “Harabel” dhe galerisë ‘Fab’ çelet sot në orën 18.00 ekspozita “Piccolo Mare”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në 14 shkurt.
4. Mbahet sot dhe nesër në orën 17.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, shfaqja për fëmijë “Një ngjarje e pazakontë”.
5. Qëndron e hapur deri në 7 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.
6. Në Galerinë e Artit të qytetit, qëndron e hapur ekspozita “Ngjyrat e Dimrit në Pogradec”, me pjesëmarrjen e 12 artistëve, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Viziv, nga trevat shqiptare edhe Egjipti.

