‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            "Çertifikata e martesës" dhe pesha e saj në çift. Komedia e Eprahim Kishon, rikthehet në Teatrin Kombëtar me regjinë e Driada Dervishit, nga sot në orën 19.00, për katër netë radhazi.

2.            Pas suksesit të premierës, "Karnavalet e Korçës", shënon sot në orën 19.00, natën e tretë në Teatrin e Operës. Sopranoja Inva Mula rikthehen operetën e kompozuar nga i ati Avni Mula, 45 vjet më parë, në rolin e regjisores.

3.            Me dokumente të pazbuluara më herët, prezantohet sot në orën 10.00 tek 15-katëshi,  vëllimi i parë i kolanës së Akademisë së Studimeve Albanologjike  “Shteti dhe komunitetet fetare, 1948-1950”.

4.            Promovohet sot në  orën 17.00 në ambientet e Qendrës për Hapje e Dialog në Kryeministri, romani "Koha në mes" me autore Raimonda Belli Gjençaj.

5.            Shfaqja "Mendje të bukura shpirtra të lirë"  me autore Rovena Rozhanin dhe regji të Suela Bakos, mbahet sot në orën 14.00 në Muzeun Historik.

6.            "Në emër të lirisë", 153 piktura të realizuara nga ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, gjatë dy viteve në paraburgim në Hagë, ekspozohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog deri në 28 shkurt.

7.            Mitologji, personazhe e vende, në ekspozitën e Ardian Pepës me skulptura e instalacione "Çdo histori ka dy anë". Të kuruara nga Ardian Isufi dhe Altin Lika, punimet e artistit presin vizitorët deri në 28 shkurt.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar