'Ciceron'/ ‘AniFest 2024’, nga sot tek ‘Agimi’! Blerta Kambo dhe ‘Burri i Kështjellës’, bisedë me artisten në COD!  Shfaqet edhe sot ‘Aura’ e Kaltrina Pacollit

Nën drejtimin artistik të Artan Markut, nis nga sot në orën 10.00 deri në orën 18.00 Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" në qendrën e artit "Agimi" në Tiranë.

Në kuadër të ekspozitës “Man of the Castle”, Qendra për Hapje dhe Dialog organizohet sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog aktiviteti “Artist Talk” me temë “Pranë një luleje, pranë diçkaje të bukur”, dhe pjesëmarrjen e artistes Blerta Kambo.

“Testamenti” me autor e regjisor Leka Bungon vijon të luhet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri në 4 shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar me interpretimin e aktorit të njohur Viktor Zhusti.

Teatri Magjik vendos në skenë në sallat pranë Komunës së Parisit edhe sot në orën 19.00 premierën “Aura” me autore Kaltrina Pacollin dhe dramaturge Anxhela Gaxhazin.

Qëndron e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale "Përtej rrethit të konfuzionit" me punime të dekadës së fundit nga artisti Leonard Qylafi.

Ekspozita "Gur" me 5 artistë të artit pamor dhe e kuruar nga artisti Edison Çeraj vijon e hapur deri në 24 shkurt në galerinë "GurGur" në Petrelë.

Ekspozita "Hapat" e artistes Dea Tili e kuruar nga Ermir Hoxha qëndron e hapur deri nesër në galerinë "Fab" në Tiranë.

Edhe përgjatë këtyre dy ditëve mund të vizitoni në Galerinë e Artit në Tiranë ekspozitën “NINGYŌ: Arti dhe bukuria e kukullave japoneze”, në një prej sallave ekspozohen edhe disa prej kukullave të Teatrit Kombëtar të Kukullave.

Me një kast të përzgjedhur aktorësh regjisori Kiço Londo vendos në nesër në orën 19.00 në skenën e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës shfaqjen "Elektra" të Sofokliut

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE