Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës

Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës

Rubrika 'Ciceron'

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Nëntori i yjeve të artë” titullohet koncerti që do të shfaqet në skenën TKOB-it më 27 nëntor në orën 19:00. Nën dirigjimin e Dritan Lumshit në skenë do të ngjiten sopranoja Eva Golemi, Armando Likaj, Denis Skurra etj.

2. “Drit’n e syve m’dha flamuri” titullohet koncerti që do të mbahet në teatrin “Migjeni” në Shkodër më 27 nëntor në orën 18:30 nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Koncerti ofron një program artistik me këngë dhe valle tradicionale nga trevat shqiptare, që pasqyrojnë pasurinë e kulturës dhe traditës.

3. “Shqipëria ime” titullohet koncerti që Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë në sheshin “Liria” në Durrës më 27 nëntor në orën 11:00 paradite.

4. Takimi i rradhës i “Annotazione Video” në qendrën e artit “Agimi” këtë të mërkurë më 27 nëntor në orën 19:00 do të jetë me artisten italiane Valentina Vetturi, e cila prezanton “Matematika e Sekretit”.

5. “Tumja e Kajes” është shfaqja teatrale që do të vijë për publikun në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës më 27 nëntor në orën 16:00-18:00.

6. “Çatin Saraçi, një artist ‘i humbur’ në Angli” është bashkëbisedimi që mbahet këtë të mërkurë më 27 nëntorë, në orën 11:00 në sallën “Aleksa Buda” në Akademinë e Shkencave. I pranishëm do të jetë studiuesi Bejtullah Destani, drejtues i “Qendrës për Studime Shqiptare” në Londër, i cili do të flasë në lidhje me piktorin dhe diplomatin e njohur shqiptar Paskal “Çatin” Saraçi.

7. “Në anën e duhur të historisë” është aktiviteti që mbahet në Bibliotekën Kombëtare më 27 nëntor në orën 11:00. Përmes materialeve dhe koleksioneve historike që ruhen në Bibliotekë do të pasqyrohen momentet kryesore të çlirimit të vendit.

8. “Artisan Fest Tirana” është edicioni i parë i një festivali të artizanatit dhe traditës, që fton gjithë të interesuarit të eksplorojnë mbi pasionin dhe krijimtarinë lokale. Aktiviteti do të mbahet më 27 nëntor në orën 10:00-19:00 në Pazarin e Ri në Tiranë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor