Ciceron, kultura në një ‘klik’: ‘E bija e Hënës dhe e Diellit’ te Liceu! Në Opera trëgohen përralla përmes muzikës! 'Atdheu ynë', koncert në Vlorë

Në pritje të Festave të Nëntorit Teatri i Kukullave shfaq sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik premierën “E bija e hënës dhe Diellit” bazuar në Tregimet e Moçme të Mitrush Kutelit.

Përrallat e “Peterit dhe Ujkut” dhe “Vajza e luleve” rrëfehen sot në orën 12.30 në hollin koncertor të Teatrit të Operas, në shfaqjen për fëmijë “Tregojmë me muzikë”.

Festivali i Teatrit Shqiptar "Moisiu" vijon në  ArTurbina me dyer të hapura. Mbahet sot në orën 19.00 produksioni “Gajdo” i Teatrit Eksperimental, ndërsa në orën 21.00 skenën e merr Teatri i Shkupit me shfaqjen "Nyjat".

Me rastin e Javës Kulturore Kombëtare mbahet sot në orën 12.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë koncerti “Atdheu ynë”, me pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë.

Mbahet nesër në orën 19.00 në hollin e Universitetit të Arteve koncerti “Muzika e filmit”,  me disa prej kompozimeve më të njohura për publikun.

Për vogëlushët mbahet nesër në orën 11.00 në hollin koncertor të Teatrit të Operas shfaqja “Festojmë dhe ne”, në kuadër të Javës Kombëtare.

Qëndron e hapur deri në 30 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita “Prej studios: përzgjedhje e pikturave dhe skicave”, e artistit nga Kosova Ermir Zhinipotoku.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?