Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: ‘Sophia’ e Grishaj në COD! ‘Kangët e Mahallës’ në Metropol! ‘Arrëthyesi’ me risi në Opera! Tek ‘Eksperimentali’, ‘Bëhu trim pinguin i vogël’!

Shfaqet këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri filmi "Sophia" me regji të Eduart Grishajt, i cili është edhe bashkëskenarist me Fatmira Nikollin dhe Zefina Hasanin.

"Kangët e Mahallës" me Gipsy Groove dhe poetin Shpëtim Selmani përmbyllin këtë mbrëmje në orën 21.00 në Teatrin Metropol në Tiranë festivalin "Metro Sound" të mbajtur nën udhëheqjen artistike të Rubin Beqos.

Për herë të parë dhe me përshkrim zanor, për dashamirësit e artit që nuk shikojnë, baleti "Arrëthyesi" më muzikë të Çajkovskit jetësohet nga sot në orën 19.00 për tri mbrëmje radhazi në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Për vogëlushët deri në moshën nëntë vjeç, Teatri Eksperimental mban nga sot në orën 10.30 deri në 24 dhjetor shfaqjen "Bëhu trim pinguin i vogël" me regji e koreografi të Semela Skënderasit.

Me regji të Ilir Bokshit, jetësohen nga sot në orën 19.00 për tri mbrëmje, tri shfaqjet e fundit për këtë vit të produksionit “Shtëpia e Zotit” si bashkëpunim me Teatrin e Kosovës dhe Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Mbahet sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave një koncert letraro-muzikor me rastin e 120-vjetort të Odhise Paskalit.

Mbahet sot në orën 12.00 në Teatrin e Operas Ceremonia e e Ndarjes së Çmimeve për Novelat Grafike Shqiptare në këtë edicion të 7-të.

Është e lidhur me profesionin e tij si gazetar ekspozita "Mediterraneo" e Ilir Paços, që çel sot në orën 19.00 në galerinë e bibliotekës "Thimi Mitko" në Korçë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës