Akademia e Studimeve Albanologjike mban këtë të mërkurë nga ora 9.30 në 14.00 konferencën ndërkombëtare "Marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë shek.XX" pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Teatri Kombëtar vendos në skenë nga data 9 në 12 nëntor në orën 19.00 “Hamletin e Rusisë” të Çehov. “Ivanov” vjen me regji të Hervin Çulit e një kast të përzgjedhur aktorësh në katër shfaqjet e fundit.
Libri “Deti i zi” me autor akademikun Zajnullah Rrahmani, prezantohet këtë të mërkurë në orën 19.00 në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Ansambli Popullor vendos në skenën e “Operas” këtë të mërkurë dhe të enjte në orën 19.00 shfaqjen “Trimat e Jutbinës”, me regji dhe kompozim muzikor të Gerti Drugës.
Ekspozita "Mythodea", me veprat e fundit të skulptorit të ndjerë Arben Bajo pret vizitorët deri në 12 nëntor në Galerinë Fab.
Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.
Komedia “Nina” me regji të Marsel Rupit do të shfaqet nga data 9 në 13 nëntor në orën 19.00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Teatri Shëtitës “Çajupi” ndal në Gjirokastër. “Kur ikën macja” me regji të Kiço Londos, shfaqet në teatrin “Zihni Sako” , në kuadër të Takimit Mbarëkombëtar Teatror.