Promovohen këtë të premte në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave dy botime mbi Këngët popullore grarishte të mbledhura në Pogradec, Korçë e krahina të tjera nga Lasgush Poradeci.
Teatri Kombëtar vendos në skenë sot dhe nesër në orën 19.00 “Hamletin e Rusisë” të Çehov. “Ivanov” vjen me regji të Hervin Çulit e një kast të përzgjedhur aktorësh në dy shfaqjet e fundit.
Shkrimtari Andreas Dushi promovon këtë të premte në orën 18.00 në librarinë "Onufri” romanin më të ri “në besë të tatuazhit tënd".
Shfaqja e fundit “Muji dhe Halili” me regji të Ina Morinajt jepet sot në Teatrin Eksperimental në orën 19.00.
Promovohet këtë të premte në orën 18.00 në librarinë 'Berk' libri "Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera" i Frank O'Connor, përkthyer nga Sokol Çunga.
Shfaqja "Mbyllja e dashurisë” me regji të Eric Vigner ngjit në skenën e teatrit "Andon Zako Çajupi", këtë të premte në orën 11.00 duon e aktorëve Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami
Pas shtatë shfaqjesh nga e gjithë Shqiptaria, edicioni i tretë i Takimit Mbarëkombëtar Teatror, ul sot siparin në teatrin 'Zihni Sako' në Gjirokastër.
Komedia “Nina” me regji të Marsel Rupit do të shfaqet deri në datë 13 nëntor në orën 19.00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.