CICERON/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot, nga koncerti për Feim Ibrahimin te ‘martesa’ e Çehov (VIDEO)

Mbahet këtë të enjte  në orën 10.00 pranë sheshit “Skënderbej’, një konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit me prani të akademikëve dhe përfaqësuesve shtetërorë të Kosovës e Shqipërisë.

Kompozimet e muzikantit Feim Ibrahimi luhen sot në Katedralen Ortodokse përmes koncertit “Peizazh i pyllit të harruar”, me pjesëmarrjen e të bijës Etrita Ibrahimit, Vikena Kamenisës, Genc Tukiçit dhe Klaudio Zotos.

Teatri Kombëtar vendos në skenë deri në 12 nëntor  në orën 19.00 “Hamletin e Rusisë” të Çehov. “Ivanov” vjen me regji të Hervin Çulit e një kast të përzgjedhur aktorësh në katër shfaqjet e fundit.

Ansambli Popullor në datëlindjen e 65-të të krijimit, vendos në skenën e “Operas” këtë të enjte në orën 19.00 shfaqjen e dytë të “Trimat e Jutbinës”, me regji dhe kompozim muzikor të Gerti Drugës.

Ekspozita "Mythodea", me veprat e fundit të skulptorit të ndjerë Arben Bajo pret vizitorët deri në 12 nëntor në Galerinë Fab.

Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës  në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.

Komedia “Nina” me regji të Marsel Rupit vijon të shfaqet deri 13 nëntor në orën 19.00, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në kuadër të Takimit Mbarëteatror Teatral,  vendoset këtë të enjte në orën 18.00 në teatrin ‘Zihni Sako’ në Gjirokastër, shfaqja “Martesa” me regji të Driada Dervishit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar