Ata kanë vizituar Venecian, vendin ku kanë orgaznizuar ceremoninë e tyre martesore.
Me çiftin shihet edhe miku i tyre Matt Damon bashkë me bashkëshorten e tij Luciana Barroso.
Sot, ditën e premte të ftuarit janë mbledhur në Venecia ku do të hanë një darkë në hotel Cipriani ku po qëndron familja e avokates Amal.
Hoteli i shek.XIX është dekoruar për rastin me qirinj dhe detaje të tjera.
Të shtunën është dita e madhe, e cila nis me mëngjesin që do t’u shërbehet të ftuarve në hotel dhe më pas nisen me varkë drejt Amal Canal Grande.
Ushqimet do të gatuhen nga shefi i njohur i kuzhinës Riccardo de Pra i cili është i njohur për ushqimet Europiano-aziatike.
Në darkë kthehen sërish në hotel për një festë tjetër. Të dielën është planifikuar një tjetër darkë në Hotel Cipriani por aktivitetet e tjera nuk janë zbuluar.
Ndërsa të hënën Amal dhe George do të jenë të martuar në një ceremoni civile duke mbyllur dasmën më madhështore të shtatorit dhe vitit.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)