Nata e mbrëmshme ka qenë emocion i vërtetë për familjen ish-presidenciale Bamir Topi.

Vajza e tij, Nada u martua me Gurten Papulin në një ceremoni me elementë të traditës "tironse", në ambjentet e vilës së Bamir Topit, e dizenjuar në ngjyrë bardhë dhe jeshilja e gjelbërimit.

Në dasmë ishin 400 të ftuar, 200 nga ana e Nadës dhe 200 nga ana e Gurtenit. Midis tyre ishte i ftuar këngëtari Italian Albano Carrisi.

Krah tij kënduan edhe këngëtaret shqiptare Juliana Pasha dhe Olta Boka.
Artistë si Margarita Xhepa, Vitore Sallaku, Roza Anagnosti, Armina Mevlani, Ardit Gjebrea i janë bashkuar dasmës përrallore.

Salloni i bukurisë "Lili Sposa" ka veshur Nada Topin me një fustan të bardhë përrallor me bisht të gjatë nga pas nga koleksioni i vitit 2015 të Rosa Clara.

Fustanin tjetër e kishte blerë nga marka e njohur për fustanet e nusërisë Pronovias.
Po nga “Lili Sposa” na vjen fotoja e parë e çiftit Nada dhe Gurten të ciliët po qëndrojnë pranë njëri tjetrit.

Motra e saj Etida përcolli një elegancë klasike e veshur me fustanin e dyqanit të Lili Ismailit.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com