/ATSH-Megi Zonja/- Ata kanë të njëjtën karrocë si vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West dhe një dhomë të mbushur plot me rroba të cilat do të vishen vetëm një herë. Ata janë binjakët më të famshëm në Britani, por nuk kanë lindur ende. Prezantuesi i televizioneve britanike Dan Hill dhe bashkëshortja e tij Louise iu duhen edhe 3 muaj për të pritur për lindjen e binjakëve të tyre, por kanë shpenzuar që tani 19.000 sterlina, për veshjet e fëmijëve. Ata thonë se po kërkojnë vazhdimisht që atyre të mos u mungojë asgjë në mënyrë që kur të lindin të kenë më të mirën. Dan dhe Louise presin një djalë dhe një vajzë
/Shqiptarja.com









