Çifti Sara Hoxha dhe Ledion
Liço probleme?! Shihen të ndarë

Çifti Sara Hoxha dhe Ledion<br />Liço probleme?! Shihen të ndarë
Inaugurimi i studiove të reja të Top Channel e njëkohësisht ceremonia përkujtimore në nder të krijuesit të Top Medias, Dritan Hoxhës, mblodhi në Mëzez emra të njohur të politikës, biznesit apo spektaklit.

Të gjithë të pranishmit respektuan një kod veshjeje zyrtar, u pozicionuan në oborrin e ndërtesës dhe pozuan, mbajtën fjalime e vizituan ambientet e reja. Në ceremoni nuk kishte si të mungonin mes të tjerash motrat Hoxha që u kthyen edhe në qendrën e vëmendjes.

Duke qenë se fokusi ishte mbi to, ajo që u vu re ishte distanca mes Sarës dhe të shumë përfolurit si i dashuri i saj, Ledion Liços. Dyshja që kohët e fundit ka qenë e pandarë dhe janë shfaqur bashkë edhe në dalje publike, këtë herë nuk u pa për asnjë moment pranë njërit-tjetrit.

Moderatori preferoi të qëndronte në hije dhe nuk pranoi as të fotografohet, ndërsa Sara nuk mundi të 'fshihet', pasi fustani i saj "Balmain" me dekoltenë e guximshme zor se ia jepte këtë mundësi.

Mbrëmjen e djeshme Lori Hoxha ka festuar 22-vjetorin në një nga lokalet e kryeqytetit dhe nuk e dimë nëse Sara dhe Ledioni janë shfaqur bashkë. Në një foto të postuar në Instagramin e saj, Sara ka pozuar me miq, por jo me moderatorin.
sara ledion
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes