Çifti shqiptar tentuan të mashtronin autoritetet italiane, inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur që të strehohej në Pisa! Zbulohen nga policia

Çifti shqiptar tentuan të mashtronin autoritetet italiane, inskenuan braktisjen e fëmijës së tyre të mitur që të strehohej në Pisa! Zbulohen nga policia

Foto ilustruese

ITALI- Dy prindër nga Shqipëria, “braktisën” fëmijën e tyre 17-vjeçar në Itali me qëllim strehimin e tij. Në Itali të miturit e pashoqëruar marrin mbështetje nga shteti dhe me këtë rast, shqiptarët kishin inskenuar braktisjen e të birit në Pisa të Italisë. Por plani i tyre mesa duket u kap nga autoritetet italiane. Sipas mediave të huaja, 17-vjeçari është paraqitur në polici dhe u ka thënë karabinierëve se nuk kishte asnjë të afërm që të kujdesej për të dhe se kishte ardhur në Itali vetëm.

Sapo rasti u bë publik, autoritetet u vunë në lëvizje për të ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji, si caktimi i një strukture sociale, sigurimi i strehimit, mbështetje për shkollim dhe dhënie e lejes së qëndrimit. Autoritetet në Itali nisën hetimet për rastin dhe konstatuan se në fakt 17-vjeçari kishte mbërritur në Pizë dy ditë më parë me një fluturim nga Shqipëria por në listën e pasagjerëve figuronte edhe një çift me të njëjtin mbiemër, që ishin prindërit e djalit.

Bileta e avionit ishte blerë edhe online nga një bashkatdhetar nga provinca e La Spezia-s. Policia hetoi më tej çështjen për të shmangur shpenzimet e panevojshme në strukturat publike dhe për të pritur një të mitur të huaj që në të vërtetë nuk kishte statusin e të pashoqëruarit.

Pas hetimeve, u dha një alarm mbarëkombëtar i cili bëri të mundur gjetjen e prindërve të 17-vjeçarit, të cilët u bllokuan në dalje të territorit italian nga Bari.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos