“Çifti u përlesh para hedhjes nga kati i gjashtë”, pistat e hetimit për vdekjen e aktorit Florind Belliu dhe bashkëshortes

“Çifti u përlesh para hedhjes nga kati i gjashtë”, pistat e hetimit për vdekjen e aktorit Florind Belliu dhe bashkëshortes

Aktori Florind Belliu, bashkëshortja Ornela dhe dy fëmijët e çiftit

Hetuesit në New York dyshojnë se aktori shqiptar Florind Belliu i cili u gjet i vdekur së bashku me të shoqen Ornela poshtë banesës, ka shtyrë fillimit të shoqen, e më pas është hedhur edhe vetë.

E ndërsa deri më tani mendohej se 35-vjeçari dhe 28-vjeçarja janë hedhur bashkë, për shkak të një “pakti” vetëvrasjeje, tashmë pistat e dyshimit janë zgjeruar. Trupat e çiftit u gjetën në oborrin e pasmë të banesës ku jetonin, mëngjesin e së shtunës, shkruan New York Post.

Fqinjët e tyre dyshojnë se çifti shqiptar kanë debatuar para se të vdisnin.

“Dikush më tha se kishte të bërtitura. Pashë një çantë te shkallët e emergjencës, ndoshta ajo po përpiqej të largohej”,  deklaroi  Steve Iurilli, 63 vjeç.

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre të mitur, të cilët kanë qenë brenda në banesë kur ka ndodhur ngjarja.

“Ata ishin fëmijë shumë të mirë, dy djem të vegjël. Po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Burii ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur.” tha fqinji Giovanni Resto për Daily News.

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme. Një burim policor tha për mediat amerikane se Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, të cilat mund të kenë shkaktuar incidentin që qe fatal për të dhe gruan e tij.


Lajmi kryesor:

Në ditën e ditëlindjes, aktori shqiptar Florind Belliu i jep fund jetës, bashkë me gruan e tij hidhet nga kati i gjashtë i banesës në Neë York! Mesazhi i dyshimtë para aktit


D.GJ/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Berisha thirrje sindikatave: Ngrihuni në grevë, që ta rrezojmë këtë regjim të kalbur

Berisha thirrje sindikatave: Ngrihuni në grevë, që ta rrezojmë këtë regjim të kalbur