Cigaret elektronike shkaktojnë
varësi ndaj duhanit

Cigaret elektronike shkaktojnë<br />varësi ndaj duhanit
Një studim i ri tregon se personat të cilët mendojnë se cigaret elektronike janë më pak të dëmshme se ato të zakonshmet, kanë më shumë gjasa për të pirë duhan.

Shumë njerëz besojnë se cigaret elektronike janë më të sigurta se duhani tradicional dhe nuk shkakton shumë varësi. Por, studimi i Universitetit të Minesotës e ka hedhur poshtë këtë gjë.

Në anketim kanë marrë pjesë 1379 adoleshentë të cilët nuk kishin përdorur ndonjëherë cigare elektronike.

Autori i studimit, dr. Kelvin Choi tha: "Njerëzit që përdorën cigaren elektronike, ndihmuan njërëzit e tjerë që të hiqnin dorë nga duhani, kurse ata që ranë dakort se cigaret elektronike janë më të pak të dëmshme se duhani tradicional, kishin më shumë gjasa që mos të hiqnin dorë nga cigarja elektronike".

Ai gjithashtu pohon se  kjo gjë është problematike për shkak se adoleshentët janë ende në zhvillim dhe përdorimi i cigareve elektronike i shkakton atyre varësi edhe më të madhe dhe nxit që të fillojnë konsumimin e duhanit.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fitore me Koracinë? Muçi për Report Tv: Jemi gati, shpresoj të kem më shumë minuta në fushë

Ekskluzive/ Fitore me Koracinë? Muçi për Report Tv: Jemi gati, shpresoj të kem më shumë minuta në fushë