Një regjisor amerikan ka vdekur si pasojë e shpërthimit të cigares elektronike të tij. Sipas autopsisë 2 pjesëza të shkëputura nga cigarja u gjetën në trurin e tij.
Tallmadge Wakeman D'Elia ka vdekur në apartamentin e tij në Florida në datën 5 maj, pasi cigarja i ka shpërthyer dhe i ka djegur 80% të trupit dhe ka depërtuar edhe në trurin e tij gjithashtu.
Christopher D'Elia, babai i viktimës, i tha ABC News: "Kjo është një tronditje e tmerrshme. Kushdo që ka humbur një djalë, nuk dëshiron që dikush tjetër të humbasë një fëmijë për diçka të tillë".

Pas autopsisë ekzaminuesit shpjeguan se cigarja shkaktoi plagë serioze në kafkën e tij. Nuk dihet ende arsyeja përse pajisja shpërtheu.
Sipas zyrës së zjarrëfiksave , në periudhën 2009-2016 kishte 195 incidente të ndara të shpërthimeve dhe zjarreve që përfshinin një cigare elektronike, duke rezultuar në 133 lëndime akute, 38 prej të cilave ishin të rënda.
Në vitin 2015, një cigare elektronike shpërtheu në fytyrë të një burri 29-vjeçar nga Kolorado, duke thyer qafën dhe dhëmbët.
Një zjarr në janar të këtij viti në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit ishte shkaktuar nga bateria e litiumit të një cigarje elektronike.
Komente
