Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe

Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe

Cigare elktronike

Ndërkohë që në Milano hyn në fuqi ndalimi i pirjes së duhanit në natyrë, në Belgjikë do të hyjë në fuqi ndalimi i shitjes së cigareve elektronike njëpërdorimëshe.

Vendimi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke dhe paraqet një hap të rëndësishëm për BE-në, e cila prej vitesh ka vënë në shënjestër këto pajisje të rrezikshme si për shëndetin ashtu edhe për mjedisin.

Baza e ndalimit të shitjes së cigareve elektronike të disponueshme janë rreziqet e ndryshme që lidhen me përdorimin e tyre. Këto pajisje janë krijuar me synimin për të reduktuar numrin e duhanpirësve, por mund të krijojnë efektin e kundërt.

Siç shpjegoi vetë ministri Vandenbroucke, cigaret elektronike të disponueshme po bëhen, veçanërisht për të rinjtë, një portë ekonomike dhe më e pranuar nga shoqëria drejt varësisë nga nikotina.

Kjo ndodh edhe sepse cigaret elektronike të njëpërdorshme shpesh paraqiten si pajisje të padëmshme, me aroma tërheqëse dhe ambalazhe shumëngjyrëshe që normalizojnë përdorimin e nikotinës./KosovaPress

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen