Kolumbi/ Ligjvënësja kapet mat duke pirë cigare elektronike në parlament teksa po diskutohej për reformat e sistemit shëndetësor (VIDEO)

Një ligjvënëse kolumbiane u kap mat duke pirë cigare elektronike në parlament teksa po diskutohej për reformat e sistemit shëndetësor.

Videoja ku Cathy Juvinao shihej duke pirë vape u bë virale, pavarësisht se ajo e hoqi menjëherë atë kur kamera u fokusua tek ajo.

Me anë të një postimi në platformën X Juviano pranon se ishte fajtore për mosndjekjen e ligjit që ndalon përdorimin e vapave dhe cigareve elektronike në mjediset e brendshme

“I kërkoj falje qytetarëve për atë që ndodhi dje në seancën plenare”, shkroi ajo në X.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Somali/ SHBA nis sulm ajror kundra shtetit islamik

Somali/ SHBA nis sulm ajror kundra shtetit islamik