TIRANË- Gazetari Nebil Çika e ka konsideruar si një sjellje të paligjshme të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, i cili tha sot se “sipas perceptimit të tij, kryetar i PD-së është Sali Berisha, por sipas ligjit është Lulzim Basha”. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çika tha se Celibashi nuk është aty për të sjellë perceptime personale, por për të zbatuar ligjin.

“Sjellje e paligjshme e kryetarit të KQZ, është për të zbatuar ligjin, jo komente politike. I detyruar që të regjistrojë PD zyrtare, pastaj se kush është PD, më e madhe apo më e vogël, e përcaktojnë votuesit. Kjo është skandaloze. PD duhet të regjistrohet, me sa di unë do ketë kandidatët në të gjitha Bashkitë”, tha Nebil Çika.

Nga ana tjetër, analisit Ilir Demalia, thotë se edhe nëse 2 palët do të bashkohen nuk do ishte një zgjidhje, pasi sipas tij, e gjitha po bëhet për interesa personale të Sali Berishës.

“Edhe sikur këta të bashkohen nuk është zgjidhje e problemit, partia ka një problem shumë të thjesht, këtyre u ka humbur vula me shumë kohë, këto akoma nuk e kuptojnë që ta gjejnë fajin te vetja që kanë përfunduar kështu, kjo s’ka qenë kurrë Parti, aq më tepër demokratike, apo konservatore dhe shkon e bën marrëveshje për Himarën me një njeri që ka qenë në masakrën e Peshkëpisë, nuk kanë asnjë lloj bindje dhe seriozitetit. Pse ka filluar kjo luftë, për ideologji, për diversione brenda partisë, kjo ka filluar për çështjen e Berishës Non Grata e do këtë llogore për veten dhe familjen e tij, kjo parti s’ka qenë kurrë e djathtë”, tha Ilir Demalia.

Mirëpo, përtej vendimit të gjykatës së Apelit, Genc Deromema nga PD-ja e Berishës, thotë se nuk i intereson se nuk kanë vulën, pasi nga takimet që ata kanë pasur në terren, “qytetarët nuk duan t’ia dinë”.

“Demokratët janë në terren dhe po merren me mundësinë për të shtuar votat, jemi duke shpalosur të gjithë alternativë tonë në bashkinë ku do garojmë. Vula nuk më intereson fare, të besojnë të alternative jonë, për menaxhimin më të mirë të qytetarëve, është sigla është vula, nuk i intereson”, tha Genc Deromema.

Në këtë rrjedhë logjike, Bislim Ahmetaj tha se ‘Rithemelimi’ do të bëjë ankimim, por ajo që është e sigurt është se do të futen në zgjedhje.

“Do bëjmë ankimin , variant i fundit është hyrja në zgjedhje, në rast se kundërshtohemi nga KQZ, do hyjmë në zgjedhje në koalicion”, tha Ahmetaj.