Ajo është një nga këngëtaret më të preferuara për adoleshentët e cila ka treguar se dashuria mund të ekzistojë njësojë si nëpër përralla.
Bëhet fjalë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj e cila u bë prej rreth gati 10 vitesh që është në lidhje më Bes Kallaku.
Madje para një muaj ata janë bërë prindër të një vajze që vendosën ta quajnë Ajka, e cila sipas çiftit është fryti i dashurisë së tyre.
Që nga momenti i lindjes Xhensila ka qenë shumë e rezervuar në postimin e fotove në rrjetet sociale, kjo gjë i ka bërë fansat kuriozë se si mund të jetë këngëtarja pas lindjes.
Këngëtarja e ka shuar kureshtjen duke postuar një video në ‘Instastory’ ku shfaqet tejet në formë dhe plot shkëlqim, me flokët e kapur bisht dhe pa tualet, teksa falenderon ndjekësit dhe duket shumë e lumtur për klikimet e këngës 'Çika çika', e cila ka arritur 50 milionë.