Cikalleshi i dhuron fanellën e fitores Veliajt, kryebashkiaku: Me djalin më të mirë të Kavajës dhe goleadorin unik te kuqezinjve               

Cikalleshi i dhuron fanellën e fitores Veliajt, kryebashkiaku: Me djalin më të mirë të Kavajës dhe goleadorin unik te kuqezinjve               

Sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Pas fitores spektakolare ditën e djeshme (18 nëntor) ndaj Bjellorusisë që na ngjiti në krye të grupit 4 në Ligën e Kombeve,  njeriu i ndeshjes Sokol Cikalleshi i dhuroi fanellën kryebashkiakut të Tiranes Erion Veliaj.

Veliaj e vlerëson goleadorin kuqezi nga Kavaja si shembull për të gjithë se njeriu i drejtë e i përkushtuar mund të jetë dhe lojtar, dhe qytetar, dhe familjar i shkëlqyer.

“Me djalin më të mirë të Kavajës dhe goleadorin unik të Kuqezinjve, vëllain tim të vogël Sokol Cikalleshi pas fitores mbrëmë. Koli është shembull për të gjithë se njeriu i drejtë e i përkushtuar mund të jetë dhe lojtar, dhe qytetar, dhe familjar i shkëlqyer”, shkruan Veliaj.

Sokol Cikalleshi shënoi dy golat e parë të takimit me Bjellorusinë, një me kokë dhe një me anë të 11 metërshit. Fitorja e ngjit kombëtaren kuqezi në krye të grupit 4 në ligën C duke i dhënë dhe kualifikimin për në ligën B.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë