Tre gola Bjellorusisë, Shqipëria arrin fitoren e madhe në 'Air Albania'! Renditemi të parët në grup (VIDEO)

Shqipëria arrin një fitore shumë të rëndësishme 3-2 me Bjellorusinë. Kuqezinjtë kanë arritur të marrin vendin e parë në grupin e tyre në Ligën C, duke u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshja ka nisur vrullshëm, me kuqezinjtë të motivuar për të shënuar sa më parë. Dy gola të Çikalleshit dhe një i Manajt kundrejt një të Bjellorusisë i dhanë një avantazh të rëndësishëm kombëtares në pushim të ndeshjes. Në pjesën e dytë Bjellorusia shënoi në fund, duke krijuar ankth në 'Air Albania' por fatmirësisht gjithçka mbaroi dhe Shqipëria arrin objektivin e rëndësishëm. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Braçe: Paratë e fituara nga ndeshja sotme të investohen për tapetin e “Air Albania”

Zv. Kryeministri Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale ka uruar ekipin kombëtar për suksesin e sotëm më Bjellorusinë.

Braçe gjithashtu ka kërkuar që paratë e fituara me vendin e parë në grup që shkojnë tek më shumë se 1 milion euro, të investohen për tapetin e “Air Albania”.

“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq!
Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?


Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret!

Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shprehet Braçe. (TemA)

Ora 18:42
Fitorja me 3 gola ndaj Bjellorusisë, Meta: Urime kuqezinjve tanë             

Presidenti Ilir Meta, i ulur në pankinën kryesore të stadiumit pasi ka ndjekur ndeshjen nga afër, uron lojtarët kuqezinj për fitoren ndaj Bjellorusisë, në veçanti Cikalleshin.

"Cikalleshi është i paparë. Premton një dhe bën dy! Urime kuqezinjve tanë", shkruan Meta. 

 

Ora 18:20
Veliaj uron Kombëtaren: Fitore e merituar, na bëni të ndihemi krenarë dhe urime për ngjitjen në Ligën B

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përgëzuar lojtarët e Kombëtares për suksesin e arritur. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se djemtë na bënë të ndihemi krenarë sot ndërsa i uron dhe për ngjitjen në Ligën B. 

“Bravo Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj për golat e shënuar.  Një tjetër fitore e merituar nga çunat e Kombëtares. 

Faleminderit që na bëni të ndihemi krenarë dhe shumë urime për ngjitjen në Ligën B.  Forca çuna”, shkruan Veliaj

Ora 18:03
Sherr në 'Air Albania', Shqipëria e mbyll me vendin e parë në grup dhe grushte me kundërshtarin

Është mbyllur ndjeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë në 'Air Albania' Një fitore shumë e rëndësishme për kuqezinjtë.

Por në fund një incident i panevojshëm është regjistruar. Një konflikt mes futbollistëve ka bërë që të shpërthente një sherr ende pa dalë nga fusha lojtarët e të dyja ekipeve.

Por gjithçka është mbyllur pa probleme. 

Ora 16:49
Edhe Manaj në 'apel', Shqipëria 'autokritikë' pas golit të pësuar, shënon të tretin

Lumë golash në "Air Albania". Kryesojmë me rezultatin 3-1. 

Pas 2 golave të Çikalleshit dhe ngushtimit të rezultatit nga ana e bjellorusëve, ka qenë Rei Manaj që ka menduar të rikthejë qetësinë në kampin kuqezi.

Ora 16:31
Nuk përmbahet Çikalleshi, Shqipëria kryeson 2-0 kundër Bjellorusisë

Sokol Çikalleshi është i papërmbajtshëm. Sulmuesi shënon serish në "Air Albania". 

Kuqezinjtë kanë fituar në penallti, e cila është shndërruar në gol nga Çikalleshi. 

Ora 16:24
Zhbllokohet rezultati, ka gol në 'Air Albania', kuqezinjtë në avantazh

Një gol i shpejtë i kuqezinjve në "Air Albania". Sokol Çikalleshi ka kaluar në avantazh kombëtaren në sfidën shumë të rëndësishme kundër Bjellorusisë.

Djemtë e Rejas e kanë nisur vrullshëm ndeshjen duke krijuar raste deri në shënimin e golit.

Ora 16:09
Nis Shqipëri-Bjellorusi në "Air Albania", luhen himnet kombëtare

Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, e vlefshmë për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë duan me patjetër një fitore në ndeshjen e fundit sot për të marrë vendin e parë në grupin e tyre

Ora 14:49
Formacionet zyrtare/ Reja befason kundër Bjellorusisë, ul Uzunin në stol! Mbrojtja dhe sulmi i pandryshuar

Trajneri Edy reja ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen me Bjellorusinë, në krahasim me atë të tre ditëve më parë kundër Kazakistanit.

Kështu nga minuta e parë nuk do ta nisë Kallaku, vendin e të cilit e ka zënë Qazim Laçi. Ndërkohë surpriza më e madhe vjen nga krahu i majtë i mesfushës ku Uzuni ka përfunduar në stol ndërsa në vendin e tij është prferuar Hysen Memolla.

Siç pritej vendin e Abrashit, të pezulluar me kartona, e ka marrë Gjasula, i cili luan i dëmtuar në krahë. Gjithashtu edhe Albi Doka do ta nisë nga fillimi, pasi zëvendëson Hysajn e infektuar me COVID.

Reparti i mbrojtjes dhe sulmit mbetet i pandryshuar nga ndeshja me Kazakistanin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Floa: 18/11/2020 19:48

    Normal mbasi shifrat po rriten ne menyre te frikshme keq na vjen per situaten por duhet te ruhemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)