TIRANE- Mbyllet cikli i parë i ricertifikimit për mjekët, infermierët dhe farmacistët. Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka miratuar ditën e djeshme listën përfundimtare të profesionistëve të shëndetësisë që kanë plotësuar kreditet.

Profesionistët që gjatë 5 viteve kanë grumbulluar kreditet e kërkuara do të vazhdojnë normalisht punën, pa kaluar në provim kualifikimi. “Bazuar në dokumentin Rregullator për Ricertifikimin e Profesionistëve të Shëndetësisë shqyrtimi i ankesave për procedurat e njohjes dhe regjistrimit të krediteve përkatëse bëhet pranë Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, - thuhet në një njoftim të QKEV.

Janë 7500 profesionistë të shëndetsisë që kanë mbyllur me sukses programin e ricertifikimit. Tashmë, Qëndra Kombëtare e Edukimit në Vazhim do të përcaktojë listën e mjekëve, farmacistëve dhe infermierëve që nuk kanë plotësuar kreditet e kërkuara.