FIER - Rrethi Çiklistik i 82-të i Shqipërisë ka mbyllur ditën e pestë dhe të fundit për këtë sezon, teksa në Etapën e Pestë nga Vlora në Fier fitues ka dalë Jovan Divnic, përfaqësuesi i ekipit nga Mali i Zi. Fitues për gjithë turneun u shpall ekipi nga Holanda, 'Amsterdami'. Ndërkohë fitues i gjithë turit është shpallur holandezi Tom Jokmans.
Fituesi i kësaj etape u vendos në limite, pasi ishte një sprint final që solli edhe kampionin e garës. Dueli në fund pa edhe një incident pranë vijës së finishit dhe protagonist ishte Marko Stankoviç, pjesëtari i ekipit nga Serbia.
Vetëm pak centimetra nga fundi, ai u rrëzua keqazi në asfalt dhe u përplas me disa tifozë që ndodheshin pranë, ndërsa nga pamjet duket se ka patur edhe një tjetër çiklist që më vonë u shemb në tokë, por pa lëndime të rënda.
Ndërkohë që fituesi i gjithë Etapave të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë është shpallur ekipi i 'Amsterdamit' nga Holanda dhe çiklisti Tom Jokmans si më i miri i gjithë Rrethit. Në këtë turne morën pjesë 14 skuadra dhe 98 çiklistë nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.
Etapa e Pestë - Këtë të premte gara nisi në Shëtitoren e Vlorës në orën 10:00, për të vijuar më pas në autostradën Vlorë - Fier, në Unzaën e Fierit, Fier - Savër, deri në dalje të Levanit për të përfunduar në qendër të Fierit pas orës 13:00.
S.Dh/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Qershor, 07:51
Shqipëria barazon me Letoninë, besoni te kualifikimi në Botëror?
-
Po
14.3%
-
Jo
79.6%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Çmendurisë’ së çmimeve nuk i shpëton as Fieri! Një shtëpi me qira shkon 30 mijë lek/muaj! Qytetari: Po jetojmë dy kurorë në një çati
11 Qershor, 14:55
-
Fier/ Goditi të riun me levë dhe e kërcënoi me pistoletë, arrestohet 48-vjeçari
11 Qershor, 11:38
-
Shiste heroinë në doza, arrestohet 53-vjeçari në Fier! Sekuestrohet edhe kanabis në trajtë çokollate (EMRI+VIDEO)
11 Qershor, 09:08
-
Rinumërimi për Tiranën dhe Fierin, Celibashi: Procesi nis javën e ardhshme, janë 610 mijë vota! Zgjat deri në 20 ditë
10 Qershor, 10:07
-
Ndryshimet në ligjin për sportin, opozita dhe FSHF kundër KOKSH-it në komision! Zhupa: Po favorizohet Fidel Ylli
9 Qershor, 19:03
-
Divjakë/ Plagoset me thikë pas sherrit 64-vjeçari, Policia arreston autorin e dyshuar! (EMRAT)
9 Qershor, 15:15
-
Lushnjë/ Thyerje e masës së Gjykatës, aksident, vjedhje e dhunë në familje, 2 të arrestuar dhe 4 të tjerë nën akuzë (EMRAT)
9 Qershor, 13:19
-
Pas Tiranës, do rinumërohen të gjitha votat edhe në qarkun Fier! Dy anëtarët e PD në KAS vendosin hapjen e 587 kutive
9 Qershor, 12:57
-
VIDEO/ Nelson Hysa hedh 'K.O' rivalin pas dy raundeve, mbron titullin WBO për peshat e rënda! Boksieri shkodran i pamposhtur
8 Qershor, 11:49
-
Mallakastër/ ‘Koordinata’ zbulon parcelën me 1881 fidanë, arrestohen duke vaditur drogën 2 persona! Nën akuzë kryeplaku dhe i dyshuari si financues (EMRAT+VIDEO)
7 Qershor, 09:40
-
Fier/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve pranë ish-Azotikut, tymi mbulon zonën (VIDEO)
6 Qershor, 20:42
-
“Apolo art colony 25”, 20 artistë çelin ekspozitë nën hijen e trashëgimisë, arkeologjisë dhe artit
6 Qershor, 15:56