SARDENJË - Rëndohet bilanci i viktimave në Sardenjë prej motit të keq pas mbërritjes së ciklonit Kleopatra: edhe 3 të vdekur në Terpe, një nga komunat më të goditura duke e çuar bilancin e viktimave në 17 vetë.
Bilanc ende provizor ky, ndërkohë që në zonë mbretëron kaosi dhe është shpallur gjendja e emergjencës. Në Sardenjë brenda 24 orëve ka rënë shiu i 6 muajve. Sinjalizohet për një numër ende të pasaktësuar të të humburve, deri tani janë 10, të shtëpive dhe rrugëve të përmbytura nga lumenjtë, mungesë energjie elektrike, bllokim trafiku rrugor, vonesa në lidhjet ajrore apo detare. Sot shumë shkolla kanë mbetur të mbyllura.
Një tragjedi e vërtetë me 17 viktima, të cilën kryeministri Enrico Letta e ka quajtur "tragjedi kombëtare", mes të cilëve një nënë e re me të bijën, një familje e tërë braziliane dhe një polic, teksa po shoqëronte një ambulancë. Këshilli i ministrave pasi shpalli gjendjen e emergjencës lëvroi një fond prej 20 milionë eurosh.
Shefi i Mbrojtjes Civile, Franco Gabrielli, pas një telefonate të gjatë me kryeministrin Enrico Letta ka mbledhur urgjentisht në Romë Komitetin operativ të Mbrojtjes Civile, që sot do të gjendet në ishull. Janë 600 punonjës të zjarrfikëses të angazhuar me këtë rast.
Viktima e parë është një grua 64 vjeçe, Vannina Figus, e cila është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Uras (Oristano), një nga qendrat më të keqgoditura. Bashkëshorti i saj në fakt është gjetur i gjallë dhe është shtruar në spitalin San Martino të Oristanos. Pikërisht në Uras, dhjetëra familje janë evakuuar dhe do ta kalojnë natën në palestrën e komunës, ku të pastrehët janë 800 vetë.
Një tjetër grua, një e moshuar 90-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Torpè (Nuoro). Një polic ka vdekur prej rënies nga një urë në Dorgali, në Nuorese. Tre viktima janë pikërisht në Gallura. Në Olbia gjithsej numërohen 13 viktima; aty kanë vdekur një nënë dhe e bija, që gjendeshin në një Smart, të përfshira nga egërsia e ujërave në lokalitetin Bandinu. Bashkëshorti i gruas, një polic, që gjendej me to, ia ka dalë të shpëtohet.
Viktima tjetër është një grua e moshuar, e cila ka vdekur në banesën e saj në rrugën Lazio. Tre të vdekur edhe në një incident rrugor, i shkaktuar nga rënia nga ura tek Provinciale 38 Olbia-Tempio, në lokalitetin në Monte Pino. Janë burrë, grua dhe vjehrrë, të gjetur pa jetë brenda një furgoni, i cili përfundoi poshtë urës. Të përfshira kanë qenë edhe dy makina të tjera me tre të plagosur, të shpëtuar nga zjarrfikësit.
E përmbytur edhe një familje braziliane, rezidente në Arzachena: banesa ku jetonin është mbuluar nga një lartësi uji prej 3 metrash dhe gjithë banorët e saj: baba, nënë dhe dy bijtë e tyre 16 dhe 20 vjeç kanë mbetur të bllokuar duke vdekur të mbytur.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com