TIRANË - Cikloni "Kleopatra", mësohet se do të prekë edhe Shqipërinë në orët e ardhshme. Lajmi është bërë publik nga agjencia e parashikimit të motit, Meteoalb dhe sipas tyre,  shirat dhe stuhitë e forta të erës do të jenë të një shkalle më të ulët !
 
Sipas Meteoalb, tornado ujore ose siç njihen ndryshe (waterspouts) janë shumë pranë bigjeve jugperëndimore të Shqipërisë. Sipas tyre, bishti i ciklonit do të prekë një pjesë të vendit tonë, por nuk pritet që të ketë shumë probleme.
 
Ndërkaq, ky ciklon që do të prekë Shqipërinë, që nga orët e para të ditës së sotme ka prekur Italinë, duke sjellë edhe pasoja të rënda, pasi deri më tani kanë gjetur vdekjen 17 persona. Ndërkaq, dëmet materiale janë të mëdha dhe është shpallur gjendja e emergjencës në Sardenja.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)