Cikloni ‘Pam’, një nga më të fuqishmit të ndodhur së fundmi ka shkaktuar dëme të shumta në të gjithë Vanuatunë. Sipas të dhënave, deri tani raportohen 24 persona të vdekur, numër i cili sipas autoriteteve pritet rritet sepse shumë persona rezultojnë të zhdukur. 

Në ishull janë shkatërruar banesat, spitalet, shkollat e gjithçka tjetër për këkë arsye banorët e kësaj zone kanë nevojë urgjente për ndihma. Chloe Morrison, një punëtorë i ndihmës i cili ndodhej në Port Vila kur ndodhi cikloni u shpreh se ishte shumë, shumë e frikshme të shikoje pemet të cilat thyheshin dhe binin mbi shtëpi.

Stuhitë e fuqishme që goditën të gjithë zonën pak ditë më parë kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë zonën, furnizimim me ujë të pijshëm dhe telekomunikacionin.

‘Vendi ka nevojë urgjente për ushqim dhe ujë të pijshëm, pasi prodhimet e tyre janë shkatërrua plotësisht’, ka thënë për BBC Alice Clement, përfaqësuesja e UNICEF.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)