Cikloni ‘Medicane’ godet Greqinë, ja çfarë parashikohet për Shqipërinë (Detaje)

Cikloni ‘Medicane’ godet Greqinë, ja çfarë parashikohet për Shqipërinë (Detaje)

Stuhia ne Greqi

Stuhia “Medicane" ka goditur Greqinë. Cikloni mesdhetar ka zbarkuar në brigjet e Peloponezit me erë, valë gjigante dhe stuhi të forta. Mediat greke raportojnë se është ndërprerë energjia elektrike për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut, ndërsa stuhia pritet që të fuqizohet akoma më shumë pasdite.

Erërat parashikohen deri në 145 km/ h, valët deri në 7 metra të larta, ndërsa Emergjencat Civile janë në gatishmëri të thirrjeve për ndihmë. Vala e motit të keq do të shkojë edhe në Kretë, ishujt e Egjeut dhe në zona të tjera, ndërsa nesër në mëngjes pritet që të ketë stuhi dhe reshje të forta në veri të Greqisë.

Pas Greqisë cikloni pritet që të godasë Turqinë me përmbytje në zona të caktuara, ndërsa Shqipëria sipas meteorologut Metodi Marku dje në një prononcim për Report Tv nuk do të preket në të njëjtin nivel si fqinjët. Ai theksoi se do të ketë reshje në zonat malore, por jo përmbytje dhe stuhi si në brigjet e Greqisë dhe Turqisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër