Stuhia në Mesdhe, meteorologu Marku për Report Tv: Cikloni filloi, ja çfarë pritet që të ndodhë në Shqipëri

Mesdheu do të goditet nga stuhia "Medicane", ndërsa Italia, Greqia dhe Turqia pritet që të jenë shtetet më të prekura. Meteorologu Metodi Marku në një prononcim për Report Tv u shpreh se cikloni do të prekë edhe Shqipërinë, por ndikimi do të jetë shumë i vogël në krahasim me vendet fqinje.

Sipas tij, stuhia ka filluar që të ndihet me vranësirat dhe reshjet kryesisht në jug të vendit, ndërsa piku është nata e sotme dhe dita e nesërme. Megjithatë ai shtoi se ndikimi në Shqipëri përkthehet në reshje të dobëta në zona të kufizuara malore. Meteorologu tha se jugu i Greqisë dhe Turqia do të preken më shumë nga stuhia "Medicane".

Në këto momente po ndiejmë ndikimin e këtij cikloni me vranësia në jug dhe qendër të vendit. Në orët e pasdites ku ndikim do të ndihet më shumë, por do të reflektohet në disa reshje të dobëta në jug dhe jug-lindje, në zona të kufizuara malore. Mund të ketë edhe ndonjë shtrëngatë, por me kohëzgjatje të shkurtër. Nuk mendoj se do të ketë ndikim përtej kësaj përsa i përket vendit tonë. Piku mendohet gjatë mesnatës dhe ditës së shtunë. Por kur flasim për këtë fenomen flitet më shumë në jug të Greqisë, ku priten erëra që mund të kalojnë 150 km/h dhe reshje të shumta. Ky ciklon do të zbarkojë edhe në Turqi, kjo do të shkaktojë edhe përmbytje lokale.

Meteorologu Metodi Marku

Report Tv sjell pamjet satelitore te ciklonit. Sipas ekspertëve italianë kjo stuhi i përket kategorisë 1 ose 2, e cila do arrijë erëra që tejkalojnë shpejtësinë 160 km/ h. Stuhia pritet të godasë  brigjet siciliane, ndërsa zonat më të rrezikuara janë Siracusa dhe Catania.

VIDEO/Rindërtim dixhital nga të dhenat satelitore për stuhinë

Rrymat e ajrit që vijnë nga verilindja do të përplasen me avujt e ngrohtë të ujit dhe kjo do të bëjë që të formohet një ciklon i cili pritet të fuqizohet duke vënë në rrezik brigjet italiane. Ndër pasojat kryesore që pritet të shfaqen nga stuhia janë shirat e rrëmbyer, stuhitë e forta dhe rreziku i përmbytjeve.

Foto satelitore e stuhisë në Mesdhe

Fotoja satelitore dje pasdite përpara se stuhia të prekte Europën

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Youngtribune: 28/09/2018 14:12

    Uroj nje tsunami ne brigjet e Durresit she ti fshij ato pallate qe jane ndertuar afer bregut te detit.Vetem nga pesimi mund te nxjerrim mesim shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja