Ciko dhe Shima, dy zëvendësimet
e para të drejtorëve të kulturës

Ciko dhe Shima, dy zëvendësimet<br />e para të drejtorëve të kulturës
TIRANE- Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës Baletit e Ansamblit Popullor dhe të Galerisë Kombëtare e Arteve. Kuptohet që pas rezultatit të këtij konkursi TKOB e Ansambli Popullor, GKA, do të kenë drejtues të rinj. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës është publikuar një njoftim për konkurrim për vend pune. “Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.173, datë 07.03.2003 konkretisht shkruhet: “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose ministrit”. 

Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionet Drejtor i Përgjithshëm në institucionet e mëposhtme: Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Galeria Kombëtare e Arteve”. Pra në bazë të këtij njoftimi rezulton se dy drejtorët të institucioneve përkatëse Zhani Ciko dhe Rubnes Shima do të shkarkohen. Po cilët do të jenë drejtorët e rinj? Shpallja e Ministrisë së Kulturës ka të përcaktuara disa kritere, ku kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në pozicionin “drejtor i përgjithshëm” në bazë të ligjit “Statusi i nëpunësit civil” dhe, më tej, kriteret specifike që lidhen me karakterin e çdo institucioni.

Gjithashtu duket se për të dy drejtuesit mbetet vetëm pak kohë në detyrë, sepse në lajmërimin e Ministrisë së Kulturës shkruhet se “Afati i dorëzimit të dosjeve nga ana e kandidatëve pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës është 18 tetori. Pas shqyrtimit të kandidaturave pritet edhe shpallja e drejtuesve të rinj. Burime nga ministria e kulturës pohojnë se do të bëhen ndryshime edhe në institucionet e tjera, por këto institucione kanë qenë më emergjente dhe më problematiket sipas këtyre burimeve. E njëjta mënyrë konkurrimi do të ndiqet edhe me institucionet e tjera ku më të përfolur për shkarkime janë drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, drejtorja e Teatrit të Kukullave, Drejtori i Filmit dhe drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe.   
 
 
Ja kriteret e Konkursit për drejtorët e rinj
 
Kriteret e kandidatëve
Kritere të përgjithshme 
Pranohen në këtë pozicion personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptarë. 
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kriteret për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor 
a. Arsimim profesional artistik ose Menaxhim Arti;
b. Përvojë pune në Teatrin e Operës dhe Baletit;
c. Veprimtari artistike të suksesshme në TKOB dhe në institucione të tjera të llojit, përfshirë ato ndërkombëtare;
d. Përvojë në krijimin, vënien në jetë të strategjive të projekteve/aktiviteteve artistike;
e. Aftësi për të organizuar, menaxhuar, identifikuar prioritetet dhe përcjelljen e tyre në mënyrë sa më të dobishme në staf;
f. Aftësi të shprehura për iniciativë dhe kreativitet;
g. Aftësi të dallueshme komunikimi, ruajtjeje dhe zhvillim i kontakteve brenda dhe jashtë institucionit, si dhe me partnerët ndërkombëtarë

Kriteret për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm në GKA
a. Arsimim profesional artistik ose Menaxhim Arti;
b. Jo më pak se dhjetë vjet përvojë si kurator arti në galeritë vendëse dhe ato ndërkombëtare bashkëkohore;
c. Përvojë dhe njohuri në organizimin e punës në një galeri arti në të gjitha aspektet e mirëmenaxhimit të saj;
d. Aftësi të shprehura për iniciativë dhe kreativitet;
e. Aftësi të dallueshme komunikimi

Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024