Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës kanë dëshmi që tre prej kosovarëve të vrarë në incidentin e Kumanovës dhe një shtetas i Maqedonisë kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërinteligjencë të Maqedonisë, për të shkaktuar incidente në shkëmbim të parave.
AKI’ja dhe policia kanë siguruar dëshmi se tre kosovarët dhe një maqedonas zyrtar i lartë në DBK'në maqedonase (Sh.M.) kishin përgatitur planin e bashkëpunimit për të shkaktuar incidente si ai i fundit në Kumanovë.
Sipas informacioneve nga dokumentet e policisë dhe të AKI’së shtetasi i Maqedonisë Sh.M. ka takuar këta persona disa herë në Prishtinë dhe në Ferizaj për ta bërë planifikimin e aksionit.
Sipas informacioneve të gazetës “Koha Ditore”, Sh.M. u kishte premtuar tre kosovarëve shuma të parave që kalonin dy milionë euro.
Dosja e këtij rasti ende nuk ka informata për arsyet se shërbimi maqedonas i zbulimit kërkonte të shkaktonte incidente të tilla por supozimet janë që kjo gjë bëhej për ta ruajtur pushtetin e Gruevskit, pas presioneve për aferën e përgjimeve.
Koha Ditore, ka siguruar dëshmi zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe AKI’së, duke përfshirë këtu edhe përgjime telefonike, që flasin për planifikimin e një sulmi në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc, planifikimin e incidenteve në Maqedoni dhe incidentin e parë në Gushincë të Kumanovës muajin e kaluar, thekson Express.
Bazuar në këto dëshmi, si dhe në burime brenda organeve kosovare të sigurisë, përveç katër personave që ishin organizatorë me pagesë të këtyre incidenteve, të tjerët kanë shkuar vullnetarisht.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.8%
-
Të gabuar
27.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1753
Lajme të tjera
-
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 18:16
-
I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani
26 Mars, 17:55
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55
-
Meta takon Kurtin: Mbështes qëndrimet e Kosovës për normalizimin e dialogut me Serbinë
26 Mars, 17:48
-
Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja
26 Mars, 17:45
-
Ç’po kurdisin? Olta dhe Dea komunikojnë në dush pa mikrofona, mister se çfarë kanë thënë! Ndjekësit kërkojnë zarfin e zi
26 Mars, 17:38
-
Rusi-Kinë, Peskov: Bisedimet mes Putinit dhe Xi Jinping zgjatën më shumë se sa pritej
26 Mars, 17:27
-
Poloni-Shqipëri/ Konferenca para ndeshjes, Sylvinho: Përgjegjësi e bukur të përfaqësosh një komb! Cikalleshi: Të gjithë bashkë bëjmë mrekullinë (VIDEO)
26 Mars, 17:21
-
Bota e Putinit bëhet më e vogël
26 Mars, 17:16
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj
26 Mars, 17:02
-
NATO: Retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme
26 Mars, 16:53