Cila është zgjidhja përfundimtare e Kosovës?

Cila është zgjidhja përfundimtare e Kosovës?

Kosova, në dallim me disa republika të tjera të ish Jugosllavisë i ka marr me radhë të gjitha nivelet e rrugëtimit të saj historik për një shtet të pavarur! Edhe pse shqiptarët në Kosovë ishin të parët që kerkuan të shkëputeshin nga Jugosllavia, ata edhe sot për fat të keq nuk njihen nga Serbia si sovran!

Shqiptarët në dallim me republikat e tjera ish jugosllave, nuk i pyeti kush nëse duhet të beheshin pjesë e Federatës e po ashtu nuk e patën kurrë statusin e republikës ashtu siç e meritonin më shumë se të gjitha të tjera!

Shqiptarët kerkuan autonomi dhe nuk e morën! Shqiptarët kërkuan Republikën dhe nuk e patën! Shqiptarët bënë luftë për Pavarësi e morën! Shqiptarët u bënë të pavarur dhe prapë nuk u njohën nga Serbia!

Atëherë, edhe pse shqiptarët kanë bërë të gjitha shkallët për të pasur atë që meritojnë, ka diçka që nuk mjafton. Ka disa tema që nga fobia e inferioriteti mbeten tabu, por që ndoshta duhet guxim për tu rikthyer më me shumë seriozitet. Kjo është tema e bashkimit të Kosovës me Shqipëri. Kosova i ka të gjitha mundësitë të vazhdojë edhe kështu, por historia e sidomos ajo 20 vjeçare ka dëshmuar se nuk mjafton!

Ky proces, jo vetëm se është krejt i natyrshëm, por i domosdoshëm! Nuk ka nevojë të marrin shembuj sesi, sepse tema e bashkimit është trajtuar disa herë që nga vitet '90 e deri më sot, por shembulli më i mirë duhet të merret procesi i bashkimit të dy Gjermanive, që jo vetëm nuk tronditi Europën siç mendohej, por përkundrazi forcojë paqen dhe po ashtu edhe vetë pozicionin e BE!

Nuk duhet të kemi frikë nga bashkimi, sepse është krejt i natyrshëm e po aq i domosdoshëm për Rajonin!

Nuk duhet të kemi as fobi apo inferioritet ndaj ndërkombëtarëve, por duhet të jemi luajal e po ashtu duhet të tregojmë koherencë dhe besnikëri ndaj vlerave e sakrificave që kanë bërë shqiptarët ndër shekuj e po ashtu edhe praninë dhe ndihmën që na kanë dhënë pa kursyer aleatët tonë e në veçanti SHBA! Asocacioni nuk është zgjidhje ndaj një vendi sovran si Kosova!

Megjithatë, Bashkimi përtej kurajës, mbetet gjithmonë një opsion në tavolinë e realizimi i tij do të diktohet nga koha, proceset, rrethanat e me siguri nga nevoja për të pasur një elitë të rinovuar politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Nevoja e rinovimit mbetet më shumë emergjence në Shqipëri, sepse kemi politikanët që ish8n në pushtet që nga koha kur ishte edhe Millosheviç!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë