Cila është më e dobishme
për shëndetin, kafeja apo birra

Cila është më e dobishme<br />për shëndetin, kafeja apo birra
Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se birra mund të ketë ndikim pozitiv në ADN, ndërsa kafeina negativ. Në të vërtetë, shkencëtarët zbuluan që konsumimi i kafeinës mund të shkurtojë telomeret, të cilat janë si kapakë mbrojtës në qelizat e ADN-së.

Megjithatë, shkencëtarët pohojnë që është ende shumë herët për të nxjerrë përfundime sepse hulumtimet janë bërë në qelizat e mykut dhe që duhen vazhduar hulumtimet për të konstatuar nëse birra apo kafeja do të kenë të njëjtin ndikim edhe në qelizat njerëzore, transmeton Koha.net.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që të dy llojet e pijeve, kur konsumohen me masë, kanë ndikim të shkëlqyeshëm në shëndet.

Parandalimi i shëndoshjes

Edhe pse është kalorike, birra mund të ndihmojë në parandalimin e trashjes, nëse konsumohet me masë. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat, të cilet pinë 2 deri 3 gota birrë, kanë indeks më të ulët të masës trupore.

Shëndeti i eshtrave

2 gota birrë në ditë mund të ndihmojnë në parandalimin e zvogëlimit të masës eshtërore tek femrat të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë.

Parandalimi i diabetit

3 deri 4 filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e diabetit për 7 për qind dhe zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e rezistencës ndaj insulinës.

Shëndeti i zemrës

2 filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e sulmit në zemër për 11 për qind. Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se cila është arsyeja e zvogëlimit të rrezikut, por besohet që për këtë kanë merita veçoritë antioksidative të kafes. 

kafe

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore