Të gjithë duam një gotë ujë kur kemi etje, pasi mendojmë se është pija e vetme që mund ta shuajë.
Uji është jetësor dhe shuan etje, por nuk është pija që na hidraton më shumë.
Sipas studimeve të kryera së fundmi në Universitetin St.Andrews, Skoci, u arrit në përfundimin se uji natyral apo i gazuar e hidraton trupin mjaftueshëm, por pijet me pak sheqer apo proteina mund ta na hidratojnë më mirë edhe më gjatë.
Kjo lidhet me mënyrën se si trupi ynë reagon ndaj pijeve të tilla.
Një nga faktorët ndikues është volumi i pijes. Sa më shumë të pini, aq më shpejt pija tretet në stomak dhe absorbohet në qarkullimin e gjakut, ku hollon lëngjet e trupit dhe kështu na hidraton.
Qumështi ka rezultuar se mund të na hidratojë më shumë se uji për shkak të laktozës në përmbajtje të tij, i cili bën që hidratimi të zgjasë edhe më shumë.
Pijet me sheqer të koncentruar si lëngjet e frutave apo ato me gaz nuk janë të nevojshme për të konsumuar pasi nuk bëjnë funksion të njëjtë me ato që përmendëm më lart. Ato kalojnë një kohë më të gjatë në stomakun tonë dhe veprojnë shumë më ngadalë krahasuar me ujin.
Gjithsesi më poshtë është lista e pijeve që hidratojnë më shumë.
1. Qumësht i skremuar
2. Qumësht me yndyrë
3.Lëng Portokalli
4. Kola
5. Kola dietike
6. Çajra të ftohtë
7.Çaj i nxehtë
8. Pijet proteinike sportive
9. Ujë me gaz
10.Ujë natyral
11.Kafe