Cilat janë skemat në qeveri dhe
kuvend pas largimit të LSI
Largimi i pritshëm i LSI nga koalicioni qeverisës me PD krijon një konfiguracion të ri parlamentar, që mund të sjellë rrëzimin e qeverisë së kryesuar nga kryeministri Berisha.
TIRANE - Largimi i pritshëm i LSI nga koalicioni qeverisës me PD krijon një konfiguracion të ri parlamentar, që mund të sjellë rrëzimin e qeverisë së kryesuar nga kryeministri Berisha. Aktualisht PD ka 68 deputetë, por bashkë me PR dhe nëse qëndron në koalicion PDIU bën gjithsej 71 deputetë. Mësohet se pavarësisht se është larguar Oketa, vota e tij është “mbuluar” një për një nga ish-deputeti socialist tashmë i pavarur Islami. Po si mund të largohet Berisha nga posti i kryeministrit.
MOCIONI I BESIMITNëse Berisha s’mund të bëjë shumicën e thjeshtë në momentin e parë të ballafaqimit me mocion besimi apo mosbesimi, qeveria bie. Nëse opozita nuk i ka numrat për një kryeministër të saj atëherë presidenti shpërndan Kuvendin e vendi kalon në zgjedhje të parakohëshme, por me Berishën kryeministër në detyrë.
Kushtetua e ka të përcaktuar qartë mënyrën se si verifikohet mbështetja për kreun e qeverisë. Kryeministri në rastin më të mirë kur kërkon të verifikojë mbështetjen në Kuvend “bën mocion besimi për vete dhe qeverinë në bazë të nenit 104 të Kushtetutës që thotë se kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave.
Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit shpërndarjen e Kuvendit. Sipas Kushtetutës kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit sipas nenit 105, ndërsa votimi i mocionit s’mund të bëhet pa kaluar 3 ditë nga paraqitja e tij.
MOCIONI I MOSBESIMITPor mënyra më efikase për largimin e kryeministrit është momenti kur opozita shfrytëzon të drejtën e mocionit të mosbesimit. Kështu në bazë të nenit 105, “një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
Kuvendi mund të votojë mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri. Presidenti dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend”.
Ndërsa në bazë të nenit 106 “kryeministri e ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e qeverisë pasardhëse”. Nëse kryeministri aktual rrëzohet me mocion mosbesimi, por dhe kandidati i opozitës s’merr votat e nevojshme për të qeverisur, ose në rastin kur kryeministri nuk arrin të fitojë besimin e Kuvendit me kërkesën e tij përmes mocionit të besimit, Kuvendi shpërndahet në të gjitha rastet dhe vendi shkon në zgjedhje me këtë qeveri dhe këtë kryeministër në detyrë.
Pra në të gjitha rastet, vetëm nëse opozita zgjedh kryeministrin e ri pas rrëzimit me mocion mosbesimi të Berishës, vendi shkon në zgjedhje me kryeministrin Berisha. Këto janë disa nga skemat e qeverisjes pas largimit të mundshëm të LSI.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.5%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2858
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15