Frutat janë thelbësore për një ushqyerje të shëndetshme. Ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra.
Bananet
Bananet janë të pasura me kalium, i cili është një elektrolit që luan rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit të gjakut.
Avokado
Avokadot janë të pasura me vitamina të tretshme në yndyrë, të tilla si vitamina E dhe K, të cilat ndihmojnë shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Ato janë gjithashtu burime të shkëlqyera të yndyrave të shëndetshme omega-3 dhe yndyrave të pangopura.
Mollët
Mollët kanë veti anti-inflamatore dhe antioksidante. Konsumimi i tyre mund të zvogëlojë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike si ato kardiovaskulare, diabeti dhe kanceri.
Portokallet
Edhe pse njihen gjerësisht për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, portokallet pqrmbajnë kalium, hekur, kalcium, vitaminë E dhe vitaminat e shumta B.
Boronicat
Boronicat përmbajnë antocianina, të cilat veprojnë si antioksidantë që vrasin radikalet e lira dhe kanë sasi të larta të vitaminës C, K dhe mangan.
Mjedrat
Nga të gjitha frutat, mjedrat janë të njohura për sasitë më të larta të fibrave. Marrja e mjaftueshme e fibrave është e rëndësishme për menaxhimin e peshës, zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, mbajtjen e shëndetshme të mikrobiomës së zorrëve dhe ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
Manaferrat
Manaferrat njihen si një burim më i pasur i antioksidantëve, manganit, bakrit, vitaminës A, vitaminës E dhe vitaminës K.
Komente




