Cilat janë perimet që pengojnë sëmundjet e zemrës

Cilat janë perimet që pengojnë sëmundjet e zemrës

Perimet që pengojnë sëmundjet e zemrës

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se personat që konsumojnë më shumë perime, sidomos brokoli, lakër, lakër të vogël dhe lulelakër, janë më pak të prekura nga ateroskleroza.  Ateroskleroza një nga shkaktarët kryesorë të atakut në zemër dhe ishemisë. Studimet shkencore konfirmojnë se ngrënia e perimeve të tilla në rini, ju ndihmon të mbani enët e gjakut të shëndetshme edhe në pleqëri.
Një prej studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjeron se një regjim ushqimor i pasur me perime ju mbron nga dëmet në sistemin kardiovaskular.

Perimet e familjes botanike ‘Cruciferous’ përfshijnë rukolën, lakrën, lulelakrën dhe brokolin. Në këtë grup përfshihen edhe lakra e vogël apo siç njihet lakra e Brukselit, sallata e ujit, lakrat e egra apo edhe rrepa. Ato janë të pasura me fibër, vitamina C, E, K, folat dhe minerale.

Perimet Për Shëndetin Kardiovaskular
Gjatë gatimit, disa prej substancave kryesore të këtyre perimeve aktivizohen dhe mbrojnë organizmin nga radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat. Megjithatë, deri më tani, studimet kanë konfirmuar se konsumi në rritje i perimeve pakëson gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë. Ateroskleroza është një sëmundje që ka të bëjë me akumulimin e kolesterolit, molekulave të yndyrës, kalçiumit e të tjerë në gjak. Me kalimin e kohës, enët e gjakut ngushtohen e forcohen. Kështu ato pengojnë qarkullimin e gjakut dhe transportimin e oksigjenit dhe ushqyesve të tjerë. Eventualisht, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton atak në zemër, ishemi dhe vdekje të parakohshme.

Perimet e Duhura Kundër Aterosklerozës
Të dhënat, të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se regjimi Mesdhetar është efikas në mbrojtjen e enëve të gjakut. Arsyeja përse këto regjime ushqimore janë të suksesshme është se ato përfshijnë konsumin e shumë perimeve. Perimet me ngjyrë të verdhë, portokalli apo të kuqe janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore. Këtu futen edhe bishtajat, barishtet, qepët, hudhra, preshi, brokoli, lulelakra e të tjerë janë pjesë e këtyre regjimeve ushqimore. Ngrënia e këtyre perimeve dhe në veçanti brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, garanton mbarëvajtjen e qarkullimit të gjakut. Këto perime mbrojnë enët e gjakut në vazhdimësi./AgroWeb/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor