Cilat janë pesë sfidat e Bidenit në Evropë?

Cilat janë pesë sfidat e Bidenit në Evropë?

Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet të enjten me liderët dhe aleatët evropianë.

Cilat janë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat do të përballet në këtë udhëtim?

1. Një shfaqje uniteti

SHBA deri më tani ka lëvizur në hap me aleatët e saj, veçanërisht në ditët e para të luftës kur nga urgjenca hoqi disa pengesa tradicionale për konsensus.

Por ndërsa lufta zvarritet, potenciali për mosmarrëveshje do të rritet. Biden do të duhet të bindë aleatët e tij se forcimi i vendosmërisë së NATO-s nuk është një kusht i përkohshëm, por një normalitet i ri.

2. Kriza e refugjatëve

Polonia ka mbajtur pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas që ikin nga pushtimi rus. Hapja e kufijve të tij për miliona refugjatë ka vënë në presion të konsiderueshëm vendin dhe, nëse nuk trajtohet me kompetencë, mund të çojë në trazira sociale dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Sigurimi që vendi të mbetet një anëtar i besueshëm i NATO-s është një shqetësim urgjent i SHBA-së.

3. Zgjidhjet ushtarake

Ndërsa SHBA-ja ka premtuar se do t'i sigurojë Ukrainës aftësi më të avancuara të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë, është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Ka shqetësime për llojët e mbështetjes anti-ajrore që do të ndezin një përgjigje ruse kundër NATO-s dhe logjistikën e marrjes së armëve në duart e Ukrainës, asnjëra prej të cilave nuk mund të realizohet pa aleatët evropianë të SHBA-së.

4. Një udhërrëfyes i sanksioneve

Sanksionet dërrmuese ndërkombëtare, të udhëhequra nga SHBA-ja dhe Evropa, kanë bërë pak për të penguar Rusinë nga vazhdimi i sulmit të saj të plotë ndaj Ukrainës.

Ndërsa aleatët perëndimorë këmbëngulin se dhimbja e sanksioneve do të rritet me kalimin e kohës, ka një presion në rritje ndaj liderëve amerikanë dhe evropianë për të gjetur mënyra të reja për të ndëshkuar agresionin rus.

5. Çështja e Kinës

Amerika dhe Evropa do të duhet të bëjnë përpjekje të koordinuara për të bindur Kinën që të mbajë distancën nga Rusia dhe, nëse është e mundur, të jetë më e zëshme në dënimin e saj. 

Por mbështetja e fundit e Kinës për pjesëmarrjen ruse në samitin e ardhshëm ekonomik të G20 sugjeron se detyra nuk do të jetë e lehtë.


 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë