Cilat janë ushqimet e duhura dhe ato të gabuara për zemrën?

Cilat janë ushqimet e duhura dhe ato të gabuara për zemrën?

Foto ilustruese

Një regjim i mirë ushqimor është pjesë e rëndësishme e stilit të jetesës. Nëse dikush vuan nga sëmundjet e zemrës, heqja dorë nga sheqernat, ushqimet e përpunuara, mielli i rafinuar, gjalpi, dhe vajrat e përpunuar, është thelbësore.

Sheqeri është produkti që e ushqen inflamacionin, më shumë se çdo gjë tjetër. Këtu përfshihet edhe sheqeri i parafinuar dhe lëngjet e frutave. Studimet shpjegojnë se një njeri që vuan nga sëmundjet e zemrës, duhet të konsumojë më shumë yndyrna të mira, drithëra të plota dhe perime.

Proteinat me bazë shtazore duhen mbajtur në nivele minimale, thonë studimet mjekësore. Pacientët e prekur nga këto sëmundje kronike, duhet t’i përmbahen një regjimi mesdhetar ushqimor. Sipas këtij regjimi, peshku duhet ngrënë dy-tre herë në javë.

Peshku është i nevojshëm sepse përmban acidet yndyrore Omega-3, që parandalojnë këto sëmundje. Regjimi i përshtatshëm ushqimor për një person që vuan nga zemra, duhet të përfshijë ushqime të pasura me fibër.

Frutat e freskëta janë plot e për plot me fibër. Po ashtu janë drithërat e plota, të cilat janë shumë të shëndetshëm për zemrën. Regjimi Ushqimor Miqësor Me Zemrën

Mëngjesi
Niseni ditën me një thelb hudhër, shoqëruar me një gotë me ujë ku keni hedhur çerek luge me kanellë ose shafran Indie, që e gjeni në pikat e erëzave ose supermarkete. Më pas hani mëngjes sepse erëzat e lartpërmendura treten në yndyrna. Ushqimet më të mira për mëngjes janë tërshëra, qumështi i plotë, perime dhe vezët. Sa i përket këtyre të fundit, nuk duhet të konsumoni më shumë se dy vezë në mengjes.

Paraditja
Nëse ju ka marrë uria, hani një frut. Gjatë ditës, njeriu duhet të hajë tre vakte dhe mes tyre të konsumojë ndonjë frut ose arrorë.

Dreka
Orizi i plotë dhe thjerëzat janë një zgjedhje shumë e mirë dhe e shëndetshme për një vakt të mirë dreke. Po ashtu perimet dhe peshku.

Darka
Ju sugjerojmë që një vakt në ditë nuk duhet të përmbajë drithëra, ku përfshihet edhe buka. Mirë është ta evitoni bukën në darkë. Mbrëmjeve, mund të hani vezë, perime, supa ose sallata.

Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik është plotësisht në varësi të nevojave të personit. Megjithatë, ju duhet të lëvizni, të ecni ose të vraponi nëse mundeni. Zgjidhni aktivitetin që ju vjen për shtat ose konsultohuni me një mjek. Evitoni kripën sa të mundni.

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme luajnë një rol thelbësor për zemrën, ashtu si luajnë rol të dëmshëm ushqimet e gabuara. Nëse dëshironi të ruani shëndetin kardiovaskular për shumë vite me rradhë, atëherë duhet të shmangni këto 10 ushqime të listuara.

Ushqimet e shpejta
Yndyrnat e ngopura kanë një lidhje direkte me shëndetin e zemrës. Por kur ato konsumohen pa e tepruar mund të ofrojnë disa përfitime. Megjithatë, në përgjithësi yndyrnat e ngopura me bazë shtazore në kombinim me karbohidratet kanë një efekt përkeqësues për zemrës. Shmagnini sa më shumë ushqimet e shpejta që të mbroni zemrën.

Mishrat e përpunuar
Salçicet, proshutat dhe pastërmatë kanë një përmbajtje të lartë kripe. Vetëm një fetë e hollë proshute përmban gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të kripës. Ky i fundit është përgjegjës për rritjen e tensionit të gjakut dhe dëmet në zemër.

Ushqimet e skuqura
Patatet e skuqura, mishi i skuqur i pulës e të ngjashme si këto rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Yndyra e tejskuqur rrit kolesterolin në gjak ndaj shmangini këto produkte sa më shumë.

Karamelet
Për shumë vite me rradhë, yndyrnat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.

Sheqeri
Debatet mes kardiologëve janë përqendruar tek roli i yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe sheqernave. Nëse ka një një përbërës që duhet të eleminojnë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose janë të rrezikuar prej tyre, është pikërisht sheqeri.

Pijet me ëmbëlsues shtesë
Shumë konsumatorët e gjejnë burimin më të madh të sheqerit të shtuar jo në ushqime, por në pije. Studimet më të fundit kanë treguar se më shumë se 60% e fëmijëve, 54% e të rriturve, dhe 45 % e femrave kishin konsumuar të paktën një pije të gazuar ose të ëmbëlsuar në mes vitit  2011 dhe 2014.

Drithërat e ëmbëlsuar
Ushqimet që duket sikur janë pjesë e ushqimeve të shëndetshme siç janë drithërat për mëngjes, janë të mbushura me sheqer. Ngrënia e karbohidrateve të rafinuara dhe sheqernave në mëngjes nxit inflamacionin dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak ose e luhat atë, duke i çelur rrugën tundimit për sheqer gjatë gjithë ditës. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e frutave, vezës, avokados, ose bukës me drithë të plotë.

Ëmbëlsirat e pjekura
Ëmbëlsirat e pjekura, veçanërisht ato që shiten të paketuara nëpër dyqane janë plot me sheqer dhe me gjasa janë të gatuara me yndyrna të ngopura siç është vaji i palmës ose margarina.

Pica
Ekspertët e kanë renditur picën në mesin e gjashtë ushqimeve më të kripura, pas mishrave të lartpërmendur. Përmbajtja e kripës dhe yndyrnave të ngopura tek pica, është gjithnjë në rritje me çdo produkt shtesë që shtoni në brumin e picës. Kur hani jashtë, mundohuni të kufizoheni me një deri në dy copa picë, ose zgjidhni picë me perime.

Pijet e gazuara distike
Ato mund të jenë pa yndyrë ose me zero kalori, por pijet dietike kanë një anë të errët. Njerëzit mendojnë që pije të tilla janë të shëndetshme, por jo. Studimet shkencore po provojnë dita ditës që pijet e gazuara që janë në treg, kanë lidhje me zhvillimin e obezitetit dhe diabetit që rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së zemrës. AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja