Gjatë kontrollit të ushtruar për periudhën qershor deri në dhjetor janë kontrolluar 1250 pika karburante në të gjithë Shqipërinë.
Sipas doganave, 130 subjektet që kanë shkelur ligjin, një pjesë e tyre kanë bërë përzierjen e karburanteve të certifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjetikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë, ndërsa janë vendosur penalitete në total në masën 152,600,000 lekë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)