Cilët do të vaksinohen të parët? Mblidhet grupi i ekspertëve të CDC-së

Cilët do të vaksinohen të parët? Mblidhet grupi i ekspertëve të CDC-së

Anëtarët e një komisioni këshillimor të Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u takuan të martën për të përcaktuar se cilat kategori duhet të vaksinohet fillimisht kundër koronavirusit, me miratimin përfundimtar të vaksinës nga autoritetet.

Komisioni Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit dëshiron të informojë publikun në lidhje me rekomandimin e tij përpara se të shpallet një vendim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), i tha të martën kryetari i komisionit Dr. Jose Romero rrjetit televiziv CNN.

FDA-ja po shqyrton një kërkesë të kompanisë Pfizer për dhënien e autorizimit për përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19. Kompania tjetër amerikane Moderna njoftoi të hënën se ka aplikuar gjithashtu për të marrë një autorizim për përdorimin e vaksinës së saj.

CDC-ja ka rekomanduar tashmë që punonjësit e shëndetësisë, që punojnë në vijën e parë të frontit dhe personeli i tyre ndihmës të marrin dozat e para të vaksinave. CDC-ja gjithashtu tha se banorët e shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të tjera të kujdesit afatgjatë duhet të jenë ndër të parët që të vaksinohen.

Disa orë pas njoftimit të kompanisë Moderna, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar tha se agjencia do të njoftojë vendimin rreth një javë pas vendimit lidhur me aplikimin e Pfizer-it.

Dr. Larry Corey i universitetit të Uashingtonit, i cili udhëheq provat klinike mbi vaksinat në SHBA, ka thënë se pasi të miratohen vaksinat e kompanive Pfizer e Moderna, ato mund të prodhojnë 50 milionë doza në janar.

Komisionit këshillimor mblidhet një ditë pasi në SHBA u raportuan rreth 139 mijë raste të reja me koronavirus dhe 826 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Prej muajsh SHBA vazhdon të udhëheqë botën për nga numri i infektimeve me koronavirus, me më shumë se 13.5 milionë raste nga totali prej 63.3 milionë rastesh në të gjithë botën. Që nga fillimi i pandemisë në SHBA kanë vdekur mbi 268 mijë njerëz si pasojë e COVID-19-s, të dhëna këto të universitetit Johns Hopkins, që raporton 1.47 milionë vdekje në të gjithë botën./VOA

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT