Personat që pijnë duhan, ata që konsumojnë alkool, obezët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike janë grupet më të riskuara për t’u prekur rëndë nga koronavirusi.
Të dhënat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por konfirmohen edhe nga ekspertët që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor.
Sipas bluzave të bardha, ata që pijnë duhan janë 1.5 herë më shumë të ekspozuar të preken nga Covid, se personat që nuk e përdorin duhanin. Ndërsa personat që janë mbipeshë, apo obezë janë 7 herë më shumë të riskuar nga virusi i Covid-19.
“Në eksperiencën tonë, personat që e kanë kaluar më me vështirësi sëmundjen apo që kanë humbur jetën, kanë qenë midis këtyre grup pacientësh, qytetarët më të riskuar, më të rrezikuar. Obezët kryesisht, sëmundjet kronike të mushkërive, flas dhe për ata që konsumojnë shumë duhan dhe tashmë pulmonet i kanë të dëmtuara”.
Një risk më të lartë për t’u prekur rëndë nga Covid kanë edhe personat që vuajnë nga problemet kardiake, ato bronikale, kanceri, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
“Kjo sëmundje është tejet personale, në kuptimin e përgjigjes. Pra jo të gjithë këta persona me këta faktorë, janë përgjigjur qoftë ndaj Covidit, qoftë ndaj skemave të aplikuara ndaj tyre”.
Specialistët rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik, ushqim i shëndetshëm dhe mbajtjen e maskës dhe distancës, si faktorë kryesorë për të luftuar koronavirusin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.9%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5671
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argjentina del nga OBSH: Ndërhyri në sovranitetin tonë! Ka ndikim politik, nuk ka pavarësi
6 Shkurt, 16:18
-
Sot dita ndërkombëtare kundër kancerit
4 Shkurt, 08:35
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH
21 Janar, 17:58
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34